Aktualitet

Reshjet, kostot dhe përfitimet në ekonomi














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 11:29 - 15/03/13 |
mapo.al

Para dy vitesh, kur Banka Botërore nënshkroi marrëveshjen e radhës me Shqipërinë, disa faqe nga dokumenti flasin vetëm për pasojat që do të ketëimages (2) ndryshimi i klimës në jetën ekonomike dhe sociale të vendit në vitet e ardhshme. Lajmërimi po rezulton tërësisht i vërtetë. Ndryshimet ekstreme të klimës me thatësira dhe reshje të dendura si këto të sotshmet po i krijojnë ekonomisë sa kosto edhe përfitime. Kostot lidhen me dëmet në ekonomitë e familjeve të përmbytura dhe kulturat bujqësore të zonës dhe përfitimet nga prodhimi i energjisë në vend, që është një vlerë e shtuar me mjaft ndikime pozitive në ekonominë e përgjithshme të vendit.






Kostot e reshjeve


Ndryshe nga herët e tjera, përmbytja e Ultësirës Perëndimore në këtë periudhë, në këtë fillim pranverë, vjen me kosto më të mëdha për bujqësinë e zonës. Për shkak se një pjesë e tokave tashmë janë të mbjella me kulturat e pranverës dhe pjesa tjetër ishte në përgatitje për mbledhjet e sezonit të verës, që zakonisht ndodhin në këtë periudhë. Ekspertët e Bujqësisë i llogarisin dëmet në këtë sektor të pallogaritshme, nëse përmbytjet vërshojnë edhe në sipërfaqe të tjera toke, nga sa kanë zënë deri më tani. Bujqësia në këtë zonë është e zhvilluar ndjeshëm dhe përfaqëson kultura të shumëllojshme, që nga perimet, zarzavatet, gruri, misri etj. Reshjet në këtë periudhë plus që do të vonojnë në mbjelljen e kulturave të pranverës, do të bëjnë të papërdorshme dhe për disa kohë tokën e përmbytur. Por dëmet financiare të këtyre reshjeve përveçse në bujqësi janë edhe me natyrë materiale, për bizneset dhe familjet e zonës. Banka Botërore në një studim të posaçëm për këtë fenomen ka dalë me konkluzionin se ndryshimet klimatike janë kërcënim serioz dhe problem i rëndësishëm për bujqësinë, resurset e ujit, sigurinë ushqimore, jetesën rurale dhe ulje të varfërisë në Shqipëri. Ndikimi i tyre do të reflektohet mbi banorët në mjediset të cilat janë të varura drejtpërdrejt nga prodhimtaritë bujqësore. Sipas analizave të Bankës Botërore, si rezultat i ndryshimeve klimatike, janë rritur temperaturat, ka deficite të lagështirës. Zjarret në pyje janë më të shpeshta dhe ka ekspozim më të madh të dëmtuesve të rinj dhe sëmundjeve të kulturave bujqësore, pyjeve dhe kafshëve.







Përfitimet




Në nëntor dhe dhjetor të vitit që shkoi, kur HEC-et u boshatisën nga thatësira e gjatë e verës, Qeverisë iu desh të shpenzonte 500 mijë euro në ditë për të blerë jashtë vendit energjinë e nevojshme për konsum. Duke qenë se kjo procedurë zgjati të paktën për dy muaj, buxheti i shtetit u godit rëndë, saqa qeveria u detyrua të zgjerojë kufirin e borxhit vetëm për blerjen e energjisë. Kjo situatë përfshiu në një zinxhir borxhesh të gjithë tregun energjetik deri te bankat. Situata e rëndë energjetike u konsiderua nga ministri Bode si rreziku më i madh që iu kanos ekonomisë së vendit më 2012. Më këto reshjet ky siklet kaloi të paktën për 6 muaj. Energjia jo vetëm që është siguruar në vend, por pritet të nisë edhe eksporti. Kjo situatë, sipas Bankës së Shqipërisë, do të ndihmojë në përmirësimin e bilancit tregtar, në rritjen e eksporteve dhe në forcimin e monedhës vendase lekut.



 

 

 

Parashikimi, shi deri në fund të muajit

 

Lajmet për motin dhe reshjet nuk janë mira deri në fundit të muajit. Sipas MetoALB, parashikohen reshje shiu nga 8-12 milimetër deri në ditën e shtunë, sidomos në veri të vendit. Temperaturat do të jenë mbi 10 gradë dhe reshjet do të pushojnë pak vetëm ditën e shtunë dhe të diel. Vranësira dhe re të dendura të shoqëruara edhe me reshje do të ketë edhe nga e hëna për të vijuar edhe gjatë javës. Moti do të qetësohet nga mërkura e javës që vjen, kur temperaturat pritet të vijnë në rritje dhe reshjet do të ndalen.

 

 

Fryhen HEC-et, hapen portat e shkarkimit

 

Në orët e darkës situata në HEC-e ka ardhur drejt përkeqësimit. Në Vaun e Dejës shkarkimet në darkë shkuan në 700 metër kub për sekondë, nga 500 që ishin në drekë. Basenët në nivele maksimale. KESH: Jemi në gjendje gatishmërie.

 

 

Ndryshimi i klimës dhe dendësia e reshjeve të ngjeshura në një periudhë po kthehen gati në një ritual të përvitshëm. Po hapen portat e HEC-vë, të cilat deri para pesë vitesh nuk funksiononin nga ndryshkja. Shirat e dendur ditët e fundit kanë detyruar Korporatën Elektroenergjetike Shqiptare të urdhëroje hapjen e portave të HEC-ve në të gjithë vendin, përveç Fierzës. Shkarkimet kanë nisur nga Komani dhe Vau i Dejës, Ulëza dhe Shkopeti. Sipas të dhënave nga drejtoritë e HEC-ve, mësohet se shkarkimet nga hidrocentrali i Komanit janë 700 metër kub për sekondë, ndërsa prurjet 1288 metër kub për sekondë. Prodhimi i energjisë nga Komani arriti në 580 Megavat, ndërsa prurjet anësore në këtë HEC janë 150 m³ për sekondë. Shkarkimet nga Vau i Dejës arritën në 700 m³ për sekondë në orët e darkës, nga 500 që ishin në orët e drekës. Niveli i prurjeve në këtë liqen është 75.92 metër. Prodhimi i energjisë në këtë HEC dje, sipas të dhënave të KESh-it, ishte 240 Megavat. Prurjet në hidrocentralin e Ulzës shkojnë në 140 metër kub për sekondë, ndërsa në HEC-in e Shkopetit janë rreth 190 metër kub për sekondë. Hidrocentrali i Ulzës punon me kapacitet të plotë prej katër turbinash dhe ai i Shkopetit po me kapacitet të plotë prej dy turbinash. Ndërkohë që hidrocentrali i Fierzës, që është edhe më i madhi i kaskadës, është vetëm pak metra larg kufirit maksimal, por portat ende nuk janë hapur. Nga ana tjetër, Korporata Elektroenergjetike Shqiptare po dje bëri me dije se reshjet e bollshme të ditëve të fundit kanë ndikuar ndjeshëm në përmirësimin e situatës hidrike në Kaskadën e lumit Drin. Sipas KESh-it, nga të dhënat më të fundit, Fierza është në nivelin 287.96 metër, vetëm 5 metra larg nivelit maksimal. “Marrja e vendimit për nisjen e shkarkimeve po bëhet në zbatim të rregullores dhe të miratuar nga Sekretariati Teknik i Shkarkimit të Plotave. KESh sh.a është në gatishmëri të plotë për të menaxhuar sa më mirë këtë situatë dhe për të garantuar me energji elektrike konsumatorin shqiptarë. KESh sh.a po ndjek në vazhdimësi situatën dhe lajmëruan të gjitha instancat e nevojshme në lidhje me situatën aktuale.”-thuhet në njoftimin e KESh-it. Prodhimi i energjisë po realizohet në vend, por konsumi nuk është i lartë, për shkak të temperaturave të larta që kufizojnë ngrohjen.

 

 

Fierza

Niveli 287,96 metër

Prurjet 1500 metër kub për sekondë

Prodhimi  110 MË

 

Komani

Niveli 174,38 metër

Prurjet 1288 metër kub për sekondë

Prodhimi 580 MGË

 

Vau i Dejës

Niveli 75,95

Prurjet 700 metër kub për sekondë

Prodhimi         240 MË

 

 

 

1



Pas