Aktualitet

Reshjet në vend/ Çuçi nga Vlora: Jemi në gatishmëri të plotë, urdhër edhe FNSH














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 15:34 - 10/01/21 |
mapo.al

Ministri i Brendshën, Bledi Çuçi ka qënë sot në Vlorë për të parë nga afër gjendjen e krijuar së fundi, për shkak të reshjeve intensive të shiut.





Bashkë me Prefektin e Qarkut dhe drejtues të tjerë lokal të Shtabit të Emergjencave, ministri qëndroi te Ura e Mifolit, ku niveli i prurjeve të Vjosës gjatë orëve të fundit është ulur me rreth 2 metra.


“Për fat të mirë sot situata paraqitet e stabilizuar, falë edhe disa ndërhyrjeve që janë bërë në disa pika problematike të rrjedhës së Vjosës. Gatishmëria është e plotë edhe nga Policia e Shtetit njësoj si strukturat e tjera të emergjencave. Kam dhënë urdhër që edhe Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë të jenë në gatishmëri të plotë për t’ju përgjigjur çdo nevoje të mundshme gjatë këtyre ditëve”, tha ministri Çuçi.

Lexo edhe :  Gjiknuri-qytetarëve të Vlorës: Votoni PS për më shumë vende pune



Në të gjitha njësitë e qeverisjes vendore të qarkut Vlorë janë ngritur dhe funksionojnë Këshillat e Emergjencave, të cilat koordinojnë punën për monitorimin dhe menaxhimin e situatës së krijuar.


<
>
bledi-cuci-675x450 cuci cuci asdasd
1



Etiketa: , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas