Sport

Reuters: Kampionati gjerman fillon më 15 Maj





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 11:58 - 05/05/20 |
mapo.al

Në Gjermani mediat janë të bindur se Bundesliga do të rifillojë në muajin Maj. Sipas “Reuters”, nuk ka më dyshime, kampionati gjerman do të rifillojë më 15 maj.


Federata dhe qeveria kanë rënë plotësisht dakord teksa vendimi pritet të bëhet publik zyrtarisht ditën e nesërme.


Ndeshjet do të zhvillohen pa tifozë, ndërkohë që sezoni do të përfundojë në 30 qershor, një lajm i mirë ky për të gjithë futbolldashësit.


Rifillimi i Bundesligës mund t’i hapë rrugë edhe ligave të tjera Europiane, për të nisur aktivitetin futbollistik.



Etiketa: , ,

Pas