Kronika

Reuters për Balilin: Si iu dorëzua policisë bosi shqiptar i drogës








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 20:50 - 15/01/19 |
mapo.al

Reuters


Një nga trafikantët më të kërkuar në Shqipëri iu dorëzua policisë të martën pas thuajse tre vitesh në arrati pas akuzave për trafik droge drejt Greqisë fqinje.


Klement Balili e shmangu arrestimin e tij që prej majit të vitit 2016 falë rrjetit të mbështetjes në qytetin bregdetar të Sarandës dhe lidhjeve të dyshuara politike, duke hedhur dyshime mbi vendosmërinë e Shqipërisë, vendit anëtar të NATO-s, për luftën ndaj bosëve të mëdhenj të krimit.



Në shkurt të vitit 2017, presioni nga aleatët perëndimorë detyroi Shqipërinë që të mbledhë Këshillin e Sigurisë që të vendosë si prioritet kapjen e Balilit pasi rrjeti i tij i drogës ishte përhapur në vendet fqinje dhe aleatët e NATO-s.


Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj u tha reporterëve se arrestimi i Balilit nënkupton se policia shqiptare, e cila ka dështuar në më shumë se dhjetë operacione për kapjen e tij, ka bërë një kapërcim historik në ‘mentalitetin e dështimit’ në kapjen e bosëve të mëdhenj të drogës.


“Dorëzimi i tij ishte rezultat i një operacioni kompleks, të thellë dhe të gjerë në bashkëpunim me partnerët e Shqipërisë,” tha Lleshaj.

I pyetur se çfarë i është ofruar Balilit për vetëdorëzimin, Lleshaj tha: “Siguria e një procesi të ndershëm ligjor”.

Thirrjet e vazhdueshme nga ish-ambasadori amerikan, Donald Lu, e shtynë kryeministrin Edi Rama që të kërkonte nga policia që të siguronte se ai do ishte në qeli përpara se të mbërrinte zëvendësi i Lu.

Balili mohoi çdo implikim dhe u shfaq në publik kur policia greke, teksa punonte me DEA-n amerikane, e akuzonte se kishte transportuar 700 kilogramë kanabis në Greqi. Ai shumë shpejt nisi arratinë.

Avokati grek i Balilit pretendon se Greqia ka ngritur një çështje nga asgjëja kundër tij. Kurse avokati shqiptar, Theodhori Sollaku tha të martën se provat janë të dyshimta.

48-vjeçari Balili drejtonte departamentin e ndërtimit të rrugëve dhe transportit në qytetin e Sarandës, ku ka në pronësi një hotel luksoz dhe pjesë në një tjetër deri në fillim të vitit 2016.

Ai kishte lidhje politike me partinë Lëvizja Socialiste për Integrim, një partner më i vogël në koalicionin qeverisës të udhëhequr nga Partia Socialiste nga viti 2013 deri në vitin 2017, kur Rama i ‘hoqi’ për të fituar një mandat pa aleatë.


Etiketa: , , , , , , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas