Aktualitet

Revista e re Newsbomb.al zbulon aferat e Bashkisë














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 17:51 - 20/09/21 |
mapo.al

Revista Newsbomb.al, ka dalë sot në treg, duke mbushur një vakum disa vjeçar me mungesën e një periodiku politik të kësaj natyre.






Teksa tregu ka plot revista të spektaklit apo stilit të jetës, ato politike prej kohësh nuk qarkullonin më.


Botuesja Anila Basha ngjan se po bën një përpjekje për ta rikthyer këtë traditë, dhe numrin e parë e ka sjellë me një kopertinë ku zbulohen shkeljet e një kryebashkiaku socialist, konkretisht të Armando Subashit të Fierit.







Shkrimi hulumon një raport shumë voluminoz të KLSH, ku janë konstatuar parregullsi të rënda në dokumentacionin e shumë tenderave në disa vite, me një dëm të llogaritur në shumën 15 milionë euro.



Sipas revistës, kryebashkiaku është subjekt për SPAK.



Në 80 faqe, revista Newsbomb.al sjell edhe tema dhe argumenta të tjera, më kryesoret e një muaji.

Do të jetë e përmuajshme, dhe siç thotë Basha në shkrimin prezantues, ka gjithnjë vend për një gazetari me më shumë vëmendje dhe më shumë fokusim tek detajet nga zhvillimet që aktualisht kalohen nga mediat me një lloj shpejtësie.

22


Etiketa: , , ,

Pas