Kronika

Revolta e drejtë me këpucët e Reneas








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 19:47 - 26/11/20 |
mapo.al

Një lajm që nuk ka tentuar të marrë shumë vemendje në fillim, papritur ka shpërthyer rrjetin. Ambasada Gjermane ka dhuruar 200 palë këpucë të reja për forcat tona më elitare, RENEA, në një vlerë prej 30 mijë euro.



Një gjest bujar, për t’u vlerësuar.


Po pas kësaj, shumë gazetarë dhe ekspertë, kanë reaguar me indinjatë. Dhe me revoltë.




Sepse njoftimi zbuloi se reparti më i rëndësishëm në vend, është lënë me këpucë të vjetra. Çka duket qartazi edhe në fotot që qarkullojnë.



Po të dëgjosh propagandën e qeverisë, që rilindja bën shtet, me siguri askush nuk e beson se një prej emblemave të shtetit, RENEA, është lënë pothuajse zbathur.


Po të dëgjosh general Lleshajn, që për vete është akomodur në një veturë superluksoze, policia nuk ka qënë ndonjë herë tjetër në këto 30 vite me parametra dhe standardet që i gëzon këto ditë që ai është ministër.

Po ja si bie fasada, si del e vërteta në shesh.

“O zot, sa gjynah, RENEA pa këpucë. Po një lider i mirë, 200 palë këpucët e falura nga gjermanët mund ti bëjë 400. Nga një këpucë për një polic të forcave special dhe ato të forcave të gatshme”, shkruan gazetarja e njohur e kronikës, Anila Hoxha.

Ish-drejtuesi i Policisë, Pëllumb Nako, ka vërejtur se në këtë ceremoni të dhënies së ndihmës sot, nuk ka qënë prezent asnjë funksionar i lartë. Edhe pse, thotë ai, mbështetja gjermane është shumë më e madhe dhe e pranishme në gjithë këto vite.

Por, Nako, shkruan në llogarinë e tij në Facebook, kjo nuk ka si të ndodhë, kur makina e Ministrit ka kushtuar disa herë më shumë se këpucët e RENEA-s.

Ndërkohë, Ylli Dylgjeri, ka të tjera dyshime. Ai lë të kuptohet se shtetit nuk i mungojnë paratë për këpucët e Reneas, por buxheti preferohet të abuzohet me tendera, ku sipas tij, një kapele blihet me 350 euro copa.

“Ne 26 Nentor 2019 pamë se si policët tanë germonin me thonj nëpër germadha, sepse parate për pajisje shpëtimi dhe veshje mbrojtese ishin bërë vila në maje të kodres. Fati ynë që erdhen ndihma nga Kosova dhe vendet fqinje, se kushedi se sa te tjerë do kishin vdekur nën rrenoja. Në 26 Nentor 2020, policisë sonë i dhurojne çizme, sepse shteti ynë vazhdon të jetë i zbathur nga ata që vishen me brekushe 1000 Euroshe..”, shkruan Endri Shabani.

1


Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas