Kryesore

Revolta e Ramës me FRESSH dhe Forumin e Gruas dhe mimika e ‘5-vjeçarëve’














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 12:13 - 28/12/18 |
mapo.al

Kryeministri Edi Rama deklaroi nga Asambleja e PS se do të largohen ata ministra që kanë pesë vite në detyrë. Kryeministri e nisi fjalimin me protestën e studentëve, duke thënë se ajo i ka dhënë një shuplakë, por ai i ka kthyer faqen tjetër.






Ndërsa lajmëroi largimet, ministrat duket se nuk e pritën mirë shqiptimin e emrave të tyre për të lënë detyrën.


Disa u emocionuan.







Por Rama edhe pse i lavdëroi për punën, i hoqi nga detyra në një ditë ku ai rezervoi kritika edhe për gratë dhe të rinjtë e partisë.




“Forumin e Gruas e dëgjoj vetëm kur ka zgjedhje, që zihen gratë me njëra-tjetrën. Nuk ka nevojë. Vetëm zihen me njëra-tjetrën kur ka zgjedhje dhe bashkohen për 8 mars dhe bëjnë sikur duhen me njëra-tjetrën. Vetëm për sherr janë. Ndërkohë që gratë i kemi integruar. Për çfarë na duhen? Nuk na duhen më organizata ekskluzive, forume statike. Një parti që ka kapacitetin që jo të ndalojë një protestë por që t’u flasë. Askush nuk shkonte t’u fliste dot, as FRESSH, as gruaja, askush. Dhe unë po të isha si studentët do bëja të njëjtën gjë. Me ndryshimin se do thosha dialog. por nuk mund të presim më gjatë të marrim të gjitha mësimet që kemi para syve. Është një mundësi e jashtëzakonshme”, tha Rama.

Lexo edhe :  Vizita/ Hillary Clinton fton Ramën në SHBA, çmimi që do marrë kryeministri


 

1


Etiketa: , , , , ,

Pas