Mund të themi që ky i fundit ishte një nga sezonet më të këqija për Realin e Madridit. U eleminua në Champions League nga Ajax dhe për momentin ndodhet në vendin e tretë në kampionat, pa asnjë motiv.
Perez riktheu Zidane në kryeqytetin spanjoll me shpresën se francezi do të rimëkëmbë skuadrën “Los Blancos”. Tashmë duket se revolucioni ka filluar. Zidane ka pikasur 6 lojtarë të cilët në total kushtojnë 540 milionë euro.
Është Luka Jovic goditja e parë e Real Madrid në misionin e klubit “los blancos” për të ndërtuar një tjetër skuadër kompetitive, pas një sezoni zhgënjyes në La Liga dhe Europë. Pritet zyrtarizimi, por mediat spanjolle janë të sigurta se sulmuesi serb do të vendoset në urdhërat e Zinedine Zidane duke nisur nga sezoni i ardhshëm. Reali Madridit do të paguajë te Eintracht Frankfurt 60 milion euro.
Paul Pogba, pritet të transferohet në La Liga për 150 milion euro.
Eden Hazard kërkohet gjithashtu me ngulm nga Zidane dhe për ta liruar atë nga Chelsea duhen 112 milion euro.
Lista e blerjeve për Real Madrid në merkaton e verës vijon me Kristian Eriksen, i vlerësuar 85 milion euro.
Dy përforcimet e tjera që pritet të bashkohen me skuadrën madrilene duke nisur nga sezoni I ardhshëm janë Ndombele dhe Militao. Kartoni i mesfushorit francez të Lion kushton 80 milion euro, ndërsa ai i mbrojtësit brazilian të Portos 50 milion euro.