Kryesore

Rexhep Selimi në Hagë: Luftën për liri e nisëm me Adem Jasharin, e përfunduam me NATO-n














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 12:16 - 11/11/20 |
mapo.al

Dëshmon në Dhomat e Specializuara në Gjykatën e Hagës Rexhep Selimi, ish-kreu i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje. Në fillim të kësaj seance Selimi u prezantua para gjykatës.





“Jam nga Komuna Preshevë, Kosovë. Kam nënshetësinë kosovare. Po e kuptoj dhe flas shumë mirë gjuhën shqipe. Po konfirmoj që e kam marrë aktakuzën në gjuhën shqipe”, është shprehur Selimi në fillim të kësaj seance.


Më tej Selimi bëri një deklaratë të shkurtër, ku theksoi se ai ka qenë vetëm një çlirimtar dhe ushtar i UÇK-së. Ai tha se ka luftuar vetëm për liri dhe se akuzat e ngritura janë shumë të rënda. Sipas tij, ka qenë Serbia ajo që ka bërë gjenocid në Kosovë.





“E di që ndoshta këtu nuk është momenti që të flas për legjitimetin e kësaj gjykate (Gjykata Speciale) që e ka themeluar Kuvendit i Kosovës. Unë e kam kundërshtuar këtë gjykatë. Donim që drejtësia të bëhej nga institucionet në Kosovë. Pasi Kosova shpalli pavarësinë e saj, na paditi Serbia, se shpallja e pavarësisë ishte e jashtëligjshme. Vendimi i Gjykatës Ndërkombëtare ishte në favor të Kosovës.



Prandaj mendoj që nuk duhej që të ngrihej një gjykatë mbi synimet anti-Kosovë dhe anti-shqiptare. Unë këtu sot nuk jam si deputet që kam kundërshtuar këtë gjykatë.


Këtu sot jam si një luftëtar i UÇK-së. Rolet këtu i kemi të ndara, jemi palë të ndryshme, por ju lutem më bëni të besoj se qëllimi këtu do të jetë drejtësia dhe e vërteta. E pashë aktakuzën, ishte e rëndë, voluminoze dhe e padrejtë dhe e pasaktë. Vetë ky proces do ta dëshmojë se jemi një popull që luftuam për liri. Bëmë një luftë të pastër dhe të drejtë, secili që ka dyshime do të bindet që as unë, as UÇK nuk kemi bërë krime.

Kam luftuar kundër Serbisë okupatore, që i ka sjellë shtetit tim vetëm të këqija. Ka bërë gjenocid në Kosovës. Unë jam veç një çlirimtar dhe kam bërë vetëm të mira për vendin tim. Kam nisur luftën me Adem Jasharin. Drejtësia dhe vërteta duhet të jetë mbi të gjithë ne këtu”, u shpreh ai më tej.

Lexo edhe :  KQZ publikon listën zyrtare: 140 deputetët e rinj të Kuvendit të Shqipërisë

Në fund të fjalës së tij ai theksoi se është i pafajshëm për të gjitha akuzat e ngritura ndaj tij nga Gjykata Speciale.

“Dua të deklaroj këtu sot që ndihem i pafajshëm në të gjitha pikat e aktakuzës”, tha ai.

Seanca e sotme nuk është gjykim dhe nuk diskutohet pafajësia apo fajësia e të akuzuarit, por Selimi njihet me akuzat dhe të drejtat e tij.

Bashkë me Selimin janë arrestuar Hashim Thaçi, Kadri Vesli dhe Jakup Krasniqi .Sipas aktakuzës, veprat që rëndojnë ndaj Thaçit, Veselit, Selimit dhe Krasniqit kanë të bëjnë me krime lufte, ndalim të paligjshëm ose arbitrar, trajtim mizor, torturë dhe krime kundër njerëzimit, të cilat, sipas Dhomave të Specializuara, janë kryer midis marsit të vitit 1998 dhe shtatorit 1999.

Po kështu, më herët Thaçi, Veseli dhe Krasniqi kanë mohuar të gjitha akuzat në seancat që janë zhvilluar më herët në këtë gjykatë.

1


Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas