Gazeta Mapo, në numrin e nesërm ka në fokus qëndrimin e Parlamentit Europian lidhur me zgjedhjet e kësaj pranvere në vendin tonë.
Në rezolutën e miratuar dje nga Parlamenti Europian kërkohet qartazi dënimi i shitblerjes së votës, dhe zhvillimi i zgjedhjeve të lira dhe të ndershme më 25 prill, proces në të cilin duhet të implementohen dhe zbatohen pikat e marrëveshjes së 5 qershorit.
PE ndihet e keqardhur për ndryshimet e njëanshme që iu bënë kodit në tetor të vitit të shkuar.
Çështje të tjera shqetësuese për këtë organizëm janë dhe pastrimi i parave të pista me anë të ndërtimit apo liria e medias.