Aktualitet

Rezoluta e PE – Meta: Rrëzoi çdo alibi se fajin na e ka Europa














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 14:18 - 05/03/21 |
mapo.al

Presidenti Ilir Meta ka komentuar Rezolutën për Shqipërinë në Komisionin e Politikës së Jashtme të Parlamentin Europian, dhe konstatimet se shit-blerja e votës duhet dënuar, e se zgjedhjet e lira e të ndershme janë kusht për integrimin.





Në një konferencë për mediat, Meta tha se rezoluta veçse thekson edhe njëherë problemet e mëdha që ka Shqipëria, korrupsionin, si dhe tentativat e qeverisë për të cënuar lirinë dhe demokracinë. “Kjo rrëzon çdo alibi se fajin e ka Europa”, – theksoi presidenti.


Kreu i shtetit gjithashtu tha se rruga europiane kalon vetëm përmes plotësimit të të gjitha kushteve, dhe se mbarëvajtja dhe cilësia e zgjedhjeve më 25 prill duhet të jenë prioritare.




“PE rikujtoi edhe njëherë se dosjet për krimet zgjedhore nuk do të harrohen. Liria e medias që vazhdon të jetë në një trysni përbën një tjetër vijë të kuqe për Shqipërinë. Përdorimi i Shqipërisë si lavatriçe e pastrimit të parave është alarmante. Kjo rrëzon çdo alibi se fajin e ka Europa. Jam i bindur se populli shqiptar vazhdon të gëzojë mbështetjen e Europës”, – tha Meta.

Lexo edhe :  25 prilli - Meta pret ambasadorët: E diela ditë feste për shqiptarët

LEXO EDHE:


Rezoluta – Dënimi i blerjes së votës dhe zgjedhjet e lira, kusht për integrimin

1


Etiketa: , , , ,

Share
Mbyll
CLOSE
CLOSE
Pas