Aktualitet

Rezultati i pabesueshëm 8 me 2/ Turpërohet Barcelona, triumfon Bayern








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 23:02 - 14/08/20 |
mapo.al

Një rezultat i pabesueshëm ky i mbrëmjes së sotme mes Barcelonës dhe Bayern i Munich-ut. 8 me 2 kanë trumfuar bavarezët në ndeshjen e çerekfinales së Champions League.


Myler hapi serinë e golave në minutën e 4-t, ndërkohë që Alaba vendosi baraspeshën në minutën e 7-të, falë një autogoli të çuditshëm.


Në këto moment Barcelona merr zemër dhe provon të përmbysë rezultatin por vetëm kaq, pasi nga minuta e 22-të, kur Perisiç realizoi golin e dytë, katalanasit u shpërfytyruan totalisht. Gnabri në të 28-tën dhe Myler në të 31 plotësuan “pokerin” në pjesën e parë.


Pjesa e dytë një zhgënjim nga Barcelona dhe një superioritet absolut gjerman.


Golat janë shënuar nga:

Alaba 7′ (autogol), Suarez 57′

/ Myler 4′, 31′,  Perisiç 21′, Gnabri 27′, Kimish 63′, Levandovski 82′, Kutinjo 85′, 89′


Etiketa: , , ,

Pas