Aktualitet

Rezultojnë negativ tre rastet e dyshuara për koronavirus në Korçë





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 09:33 - 29/03/20 |
mapo.al

Fatmirësisht kanë rezultuar negativ tre rastet e dyshuara për koronavirus në Korçë. Mostrat e tyre u dërguan ditën e djeshme në laboratorin e virologjisë në ISHP për testim, ndërsa sot ka ardhur përgjigja.


Bashkia e Korçës ka në total 12 persona të infektuar me koronavirus. Mes të infektuarve është edhe një mjeke e spitalit rajonal të këtij qyteti, e cila ka dalë pozitive me COVID 19.


Nuk dihet burimi i infektimit për shkak se mjekja nuk ka pasur kontakt me të shtruarit te Infektivi i Korçës. Ndërkohë vazhdojnë dezinfektimet e njëpasnjëshme pranë ambienteve të këtij spitali për të parandaluar kështu përhapjen e mundshme të Covid 19.




Etiketa: ,

Pas