Aktualitet

Ri-Lindje














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 09:02 - 09/08/20 |
Zef Zefi

Është publik tani turneu i Kryediplomatit amerikan M. Pompeo në Europën Lindore që do fillojë mbas 3-4 ditësh.






Publiku, gjithashtu, ka mësuar sipas Departamentit Amerikan të Shtetit edhe agjendën e zyrtarit më të lartë amerikan.


Përjashtuar Austrinë, të gjitha vendet që do të vizitojë e bisedojë, janë vendet ish-komuniste që i janë bashkuar Perëndimit dhe luftojnë për mbrojtjen e vlerave Perëndimore.







Mungon Shqipëria dhe Kosova në këtë agjendë. Mungojnë shqiptarët, populli më properëndimor dhe proamerikan në planet për sentimente reale, por formal e shtinjak për nga retorika dhe politika zyrtare.




Pompeo nuk e ka në agjendën e tij të turneut popullin shqiptar, kaq do të ishte e mjaftueshme, për alarmin intelektual dhe kombëtar të botës shqiptare.



Nuk e di si do ta lexojë apo interpretojë opinionistika e mediacionit shqiptar këtë shmangie të shqiptarëve nga turneu politik i eksponentit më të lartë të botës mbas Presidentit amerikan.

Ndonëse popujt nuk bëjnë faj teorikisht, po me qeveritë që ata zgjedhin, reflektojnë sentimentet dhe orientimin e tyre. Real-politika i lexon kështu gjërat.

Qeveria e ri-Lindjes e vitit të tetë në krye të vendit, tani njihet si aleate strategjike e Turqisë. Si bashkënismëtare e Jugosllavisë së Vuçiçit, si qeveria që nuk lufton dot korrupsionin sepse është më e korruptuara dhe më e droguara e rajonit dhe Kontinentit.

Njihet si ri-Lindja që ka rrëmbyer me puç kushtetues rolin e drejtësisë duke lënë vendin pa Gjykatë Kushtetuese e të lartë, një nga themelet e shtetit ligjor.

Qeveria e ri-Lindjes i ka atribuuar vetes pushtetin legjislativ me një parlament jokushtetues për numrin dhe mercenarët. Ka goditur dhe po shkatërron ne mënyrë permanente pushtetin mediatik.

Qeveria e ri-Lindjes i ka imponuar popullit dhunën e banditëve në të gjitha votimet, ka zgjedhur me urdhër vertikal, nominuar dhe blerë deputetë, dhe punon me një Parlament jo-kushtetues me gati 20 deputetë më pak. Madje prodhon ligje e nënligje antikushtetuese, duke ndryshuar dhe ligjin themeltar të bashkekzistencës qytetare, Kushtetutën e Shqipërisë.

Qeveria e ri-Lindjes i ka imponuar vendit ekonominë më të dobët në tridhjetë vjet tranzicion që mund të krahasohet vetëm me qeverinë e Adil Çarçanit.

Qeveria e ri-Lindjes është qeveri e Lindjes, ndaj zor shumë zor që Kryediplomati i Amerikës të fusë në agjendën e tij për bashkëbisedime e plane afatgjata perëndimore Qeverinë e ri-Lindjes

Ndaj dhe popujt me sentimente dhe orientim Perëndimor, nuk mund të zgjedhin e mbështesin qeveri ultra ri-Lindje.

Kryediplomacia e tha të vetën diplomatikisht.

Populli shqiptar duhet të zgjedhë tani ri-Lindjen ose Perëndimin, me votë, jo me “dokrra hini”.

1


Etiketa:

Pas