Aktualitet

Riatdhesimet nga SHBA/ Mundësia e fundit për shqiptarët data 6 maj, ja procedurat





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 09:39 - 03/05/20 |
mapo.al

Qytetarët shqiptarë, të cilët kanë mbetur në SHBA, për shkak të mbylljes së kufijve nga koronavirusi do të kenë edhe një mundësi të fundit për tu riatdhesuar. Ambasada shqiptare në Uashington njofton se një tjetër fluturim do të zhvillohet në datën 6 maj nga Nju Jorku në Londër dhe më pas në Shqipëri.


“Nisja me datën 6 maj pasdreke nga Aeroporti JFK, nëpërmjet kompanisë British Airëays (fluturim komercial) që mbërrin në Londër në Aeroportin Heathroë më datë 7 maj“, thuhet në njoftimin e ambasadës.


Po ashtu ambasada orienton qytetarët shqiptarë për mënyrën si do të bëhet riatdhesimi.


“Shqiptarët që kanë udhëtuar drejt SHBA-së me viza turistike do të pajisen me një vizë (falas) 24-orëshe tranziti në aeroport. Qytetarët që janë të pajisur me green card ose pasaportë amerikane (por që janë shtetas shqiptarë), dalin nga aeroporti me atë dokument.


Sapo të dalin nga kontrolli i dokumenteve, pasagjerët duhet të marrin bagazhet dhe të drejtohen menjëherë drejt autobuzave që do mundësojnë transportin nga Aeroporti Heathrow drejt Aeroporti Luton nga ku do jete fluturimi tjetër. Fluturimi tjetër drejt Tiranës, mundësohet përmes Air Albania (fluturim riatdhesimi) që niset nga Londra/Aeroporti Luton dhe mbërrin në Tiranë po më datën 7 maj në darkë”.

Sipas ambasadës shqiptare në Amerikë ky fluturim do të bëhet përmes një operatori dhe një pakete të vetme.

“Duke marrë shkas nga kërkesat e larta për fluturime drejt Shqipërisë dhe duke kuptuar që mundësitë për udhëtime drejt Shqipërisë janë gjithnjë e më të pakta, si edhe për ta bërë të mundur procesin e riatdhesimit që ka marrë përsipër Qeveria Shqiptare, Ministria e Energjisë dhe Infrastrukturës dhe Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Uashington DC, kanë bërë të mundur ofrimin e këtij udhëtimi përmes një operatori dhe në një paketë të vetme.

Kjo paketë do të përfshijë udhëtimin nga Nju Jorku drejt Londrës dhe pastaj drejt Shqipërisë, si dhe transportin me autobus ndërmjet dy aeroporteve gjatë tranzitit në Londër. Në momentin e rezervimit të biletës, do të deklaroni dhe qytetin ku jetoni në Shqipëri, për udhëzime të mëtejshme që lidhen me procesin e karantinimit (brenda shtëpive tuaja ose sipas udhëzimit përkatës)”.

Po ashtu ambasada njofton se shumë nga qytetarët do të duhet të kenë nevojë që të presin dhe biletat e brendshme në USA për të arritur në aeroportin JFK në kohën e duhur.

Për të mundësuar këtë fluturim, ambasada i drejtohet të gjithë qytetarëve, veçanërisht aty që kanë vendosur emrin në listë pritje të drejtohen tek këto kontakte:

Email : [email protected]

Mob : ( 551 ) 265 6279

Mob : ( 914 ) 400-9602

Ajo thotë se numri i vendeve është i limituar. Ndërsa përparësi kanë studentët dhe të moshuarit që nuk kanë arritur të marrin kujdesin shëndetësor dhe ilaçet gjatë qëndrimit në SHBA. Kjo është mundësia e fundit për riatdhesime të organizuara.


Etiketa: , , ,

Pas