Aktualitet

Riatdhesohen 25 shtetas shqiptarë, Franca iu kishte refuzuar azilin








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 15:31 - 06/10/20 |
mapo.al

Janë riatdhesuar 25 shtetas shqiptarë në pikën kufitare të Rinasit. Shtetasit në fjalë u kthyen nga Lyoni i Francës pasi shteti transalpin iu kishte refuzuar azilin. Ata kanë fluturuan me një avion charter, mesditën e kësaj të marte.


Ky operacion është zhvilluar në bazë të një marrëveshjeje me autoritetet përkatëse të BE-së, me të cilët janë bashkërenduar veprimet. Çdo grup të riatdhesuarish shoqërohet me një eskortë të Policisë shqiptare.


Njoftimi i Policisë:



Rinas – Riatdhesohen nga Lyon, Francë, 25 shtetas shqiptarë


Mesditën e sotme, me anë të një fluturimi me charter u riatdhesuan në Rinas, 25 shtetas shqiptarë që kishin kërkuar azil në Francë.


Ky operacion është zhvilluar në bazë të një marrëveshjeje me autoritetet përkatëse të BE-së, me të cilët janë bashkërenduar veprimet. Çdo grup të riatdhesuarish shoqërohet me një eskortë të Policisë shqiptare.

Lexo edhe :  Rama thirrje qytetarëve: Kontribuoni që të shmangim një mbyllje tjetër

Operacione të tilla riatdhesimi do të vijojnë edhe gjatë tre muajve në vijim.

Policia e Shtetit apelon për të gjithë shtetasit shqiptarë që udhëtojnë për në vendet e BE-së, të respektojnë rregullat e lëvizjes në hapësirën Schengen dhe të mos kërkojnë azil, pasi shanset për ta fituar janë zero.

Policia Kufitare ka shtuar kontrollet në pikat e kalimit kufitar, për dokumentacionin dhe plotësimin e kushteve për të udhëtuar në vendet e BE-së, si dhe në kufirin e gjelbër, për të parandaluar kalim e paligjshëm të kufirit, evidentimin dhe ndëshkimin e krimeve ndërkufitare.


Etiketa: , , , ,

Pas