Frenk Riberi gjithmonë është njohur për grindën e tij, karakterin e vështirë e luftarak, si në fushë edhe jashtë saj.
Të gjithë janë të sigurt për largimin e tij nga Bajerni i Mynihut në fund të këtij sezoni. Por mesfushori francez nuk mendon kështu.
Ai do të provojë me të gjitha mënyrat të bindë drejtuesit bavarez që t’i rinovojnë kontratën.
“Në mynih kam kaluar 1/3 e karrierës sime. I jam mirënjohës këtij klubi që më ka pranuar ashtu siç jam. Nuk do ta tradhëtoj kurrë Bajernin. Mes nesh ka një histori dashurie. Do të shohim se çfarë do të ndodhë. Javët e ardhshme do takohemi dhe do vendosim. Por unë do të vazhdoj të luaj dhe të jap gjithçka për këtë skuadër”, është shprehur Riberi në një intervistë për “L’Equipe”.
Megjithatë, dëshira e mesfushorit mund të jetë e vështirë për t’u realizuar, sepse Bajerni i Mynihut po përgatit një ndryshim rrënjësor në skuadër.
Bashkë me Riberi, në fund të sezonit skadojnë kontratat e Roben dhe Rafinja që gjithashtu do të largohen.
Ndërkohë, klubi bavarez kërkon të shesë edhe dy qëndërmbrojtësit e tij, Mats Humels dhe Zherom Boateng.