Sport

Ribery mbërrin në Itali, tregon kush e bindi të vinte në Serie A






               Publikuar në : 11:46 - 21/08/19 |
mapo.al

Franck Ribery do të jetë lojtari më i ri i Fiorentinës dhe kjo është zyrtare tashmë. Francezi ka mbërritur në aeroport ku është pritur nga shumë tifozë të klubit vjolë. Veterani tha dhe fjalët e tij të para si lojtar i Fiorentinës, dhe tregoi se kush e bindi t’i bashkohej kësaj skuadre.


Jam këtu me familjen time për të bërë diçka së bashku. Kam folur me disa njerëz që jetojnë këtu, kam folur me Luca Tonin dhe ai më tha se Fiorentina është një klub i madh dhe qytet i bukur. Më pëlqen qyteti dhe njoh shumë italianë. Kam pritshmëri të mira dhe ju falenderoj që më pritët“, – u tha Ribery tifozëve.


Etiketa: , , , ,

Pas