Aktualitet

Richard Grenell emërohet nga Trump drejtor i Zbulimit Kombëtar







Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 13:03 - 20/02/20 |
mapo.al

Presidenti amerikan Donald Trump emëron ambasadorin amerikan në Gjermani, Richard Grenell, si drejtorin në detyrë të Zbulimit Kombëtar.


Një zyrtar Shtëpisë së Bardhë i tha Zërit të Amerikës se Grenell do të vazhdojë të mbajë edhe postin e Ambasadorit në Gjermani. Ai është gjithashtu i dërguari i presidentit Trump për bisedimet Kosovë-Serbi, dhe ka ndërmjetësuar me sukses arritjen e marrëveshjeve për vendosjen e fluturimeve dhe lidhjes hekurudhore mes dy vendeve.


Një ditë më parë, diplomati hodhi poshtë pretendimet se “qarqe amerikane, mbështesin një plan për shkëmbim të territoreve” mes Kosovës dhe Serbisë. Presidenti Trump e konfirmoi vendimin përmes një njoftimi në rrjetin social Twitter në orët e vona të së mërkurës, pasi lajmi kishte filluar të qarkullonte në mediat amerikane.




Zyra e Drejtorit të Zbulimit Kombëtar shërben si mbikëqyrëse e Komunitetit të Shërbimeve të Inteligjencës që përbëhet nga 16 agjenci të ndryshme zbulimi, më e njohura prej të cilave është CIA. Kjo zyrë u krijua pas sulmeve të 11 Shtatorit 2001, për të bashkërenduar punën e agjencive të zbulimit.


Posti i drejtorit të Zbulimit Kombëtar duhet të konfirmohet nga Senati. Nuk është e qartë nëse ambasadori Grenell do të marrë miratimin për t’u konfirmuar në këtë post, pasi shumë senatorë kanë shprehur rezerva për shkak të punës së tij në Gjermani.


Etiketa: ,

CLOSE
CLOSE
Pas