Aktualitet

Grenell: Ideja e shkëmbimit të territoreve nuk ishte e Trump, por e John Bolton





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 17:22 - 19/06/20 |
mapo.al

I dërguari i posaçëm i Amerikës për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Richard Grenell ka bërë me dije se ideja për shkëmbimin e territoreve mes Kosovës dhe Serbisë nuk ishte e presidentit Trump.


Në një intervistë për Fox News, ai është pyetur për takimin që do të mbahet në Washington me 27 qershor, mes palës serbe dhe kosovare me ndërmjetësimin e SHBA-së.


“Për momentin jam në një situatë ndryshe, për shkak te situatës së krijuar nga John Bolton që ka qenë tjetër nga presidenti Trump në raport me Kosovën dhe Serbinë. Mua më është dashur te luftoj gjatë gjithë kohës me thashethemet për shkëmbim të territoreve, që nuk është në asnjë mënyrë politikë e Trump, por te dyja palët thonë se kjo u është thënë nga Bolton”– është shprehur Grenell.


Ndër të tjera Grenell është shprehur se po lufton me këtë thashethem që ka rrjedhur nga fakti që John Bolton ka ndjekur politikën e tij dhe jo të presidentit Trump.


“Po luftoj me thashethemet sepse Bolton po bente politiken e vet më shumë se politiken e Trump”, u shpreh ai.

Kanë mbetur vetëm tetë ditë deri në takimin e 27 qershorit në Shtëpinë e Bardhë, ku udhëheqësit e Kosovës dhe Serbisë do të takohen me ndërmjetësimin e të dërguarit të Donald Trump, Richard Grenell.

Sa i përket këtij takimi dje ka shkruar edhe Ambasada Amerikane në Prishtinë, e cila ka përcjellë një deklaratë të Richard Grenellit, në të cilën thuhet se takimi në Washigton do t’i hapë dyert për zhvillimin ekonomik të rajonit.

“Kjo mundësi në Shtëpinë e Bardhë i hap dyert për një zhvillim të ri ekonomik dhe të investimeve. SHBA-ja shpreson që liderët e Kosovës dhe Serbisë do të shfrytëzojnë këtë mundësi për t’u rikthyer në dialog dhe për ta nisur një etapë të re të stabilitetit dhe prosperitetit. Njerëzit e rajonit e meritojnë këtë”– është shprehur Ambasada Amerikane në Prishtinë përmes një postimi në Twitter.


Etiketa: , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas