Liderët e kosovës dhe Serbisë do të takohen në Shtëpinë e Bardhë për bisedime më 2 shtator. Lajmin e dha i dërguari i posaçëm i presidentit amerikan për bisedimet Kosovë-Serbi, Richard Grenell.
Ambasadori Grenell e dha lajmin në “Twitter”, por nuk dha detaje të tjera lidhur me çështjen.
Takimi në Shtëpinë e Bardhë i planifikuar më 27 qershor nuk u mbajt, pasi Prokuroria e Specializuar në Hagë njoftoi se kishte paraqitur një aktakuzë për krime lufte ndaj presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, i cili ishte i ftuar në takimin e Uashingtonit.
Megjithatë, Kosova dhe Serbia me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian rinisën dialogun.