Kryesore

Ridvan Bode mori miratimin nga PS, ja çfarë pati deklaruar







Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 10:51 - 21/12/18 |
mapo.al

Maxhoranca miratoi dje në Parlament, pesë nga gjashtë kandidaturat për në Këshillin e Bankës së Shqipërisë, të propozuar nga Këshilli i Ministrave dhe Kuvendi.


Propozimet e qeverisë, Ridvan Bode, Edlira Luçi dhe Suela Popa morën besimin e shumicës. Ish-ministri demokrat i Financave Ridvan Bode mori 60 vota pro dhe vetëm 9 kundër.


http://www.mapo.al/pd-ridvan-boden-nuk-e-zgjodhem-ne-eshte-perfaqesues-i-rames/



PS kaloi edhe propozimet për Këshillin Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë, Luljeta Minxhozi dhe Artan Hoxha.


I vetmi që nuk u votua nga shumica ishte ish-ministri socialist i Financave, Arben Malaj. Kreu i Komisionit të Ekonomisë Braçe deklaroi se Malaj nuk ka zhvilluar seancë dëgjimore në Kuvend.


http://www.mapo.al/darka-e-ridvan-bodes-me-lulzim-bashen-dhe-sms-ja-me-ramen/

Gjatë prezantimit të tij në Komisionin e Ekonomisë, Bode u shpreh se nëse do të zgjidhej anëtar i Bankës së Shqipërisë, vendimet e tij do të ishin të zhveshura politikisht, por të balancuara në funksion të politikës monetare.

“Kur kam marrë ftesën për të qenë pjesë e këtij institucioni, vij i zhveshur nga gjithë ngarkesat politike, pasi është një institucion tërësisht i depolitizuar dhe do të kontribuoj që vendimet do të jenë në funksion të politikës monetare, duke qenë më të mirat, më të drejtat dhe më të balancuarat. Unë kam formimin tim ideologjik dhe orientimin filozofik që do të kontribuojnë pozitivisht në vazhdim”, u shpreh Bode.

Ish- ministri i Financave vlerësoi propozimin e qeverisë për anëtar të Këshillit Mbikëqyrës dhe tha se do të kontribuojë për debat konstruktiv. “Ndihem i nderuar që vij para jush me vlerësimin e një propozimi si anëtar i bordit të Bankës së Shqipërisë. Ju garantoj që me eksperiencën time dhe me formimin tim do të kontribuoj në debatin konstruktiv në Bankën e Shqipërisë, për të përmbushur të gjitha detyrimet ligjore dhe për të krijuar një dinamikë të re që kërkon vendi dhe në raport me zhvillimet bankare. Jam i bindur që me bordin e ri dhe me debatin që do të zhvillohet për një pjesë të problematikave që vërejmë sot, do të mund të marrin një përgjigje pozitive. Të gjithë çmojmë punën e bërë nga Banka e Shqipërisë, në stabilitetin monetar dhe makroekonomik të vendit. Mendoj se jo vetëm eksperienca ime, por edhe formimi im si ekonomist dhe formimi im filozofik do të kontribuojë në debate gjithnjë e më të shëndetshme”, u shpreh Bode.


Etiketa: , , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas