Aktualitet

Riformatimi i qeverisë në Francë, Macron emëron Jean Castex kryeministër të ri





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 21:06 - 03/07/20 |
mapo.al

Jean Castex është kryeministër i ri i Francës. Emërimi i tij nga presidenti Emmanuel Macron erdhi pasi Edouard Philippe dha dorëheqjen duke përfunduar eksperiencën e tij 3-vjeçare në drejtim të qeverisë. Kjo i dha mundësinë kreut të pallatit Elize që të riformatojë ekzekutivin duke vendosur kryebashkiakun nga qendra e djathtë në ngarkim të ekipit të ri të ministrave.


Dorëheqja e Philippe u nxit nga rezultati tepër i dobët i partisë në pushtet, “La Republique on Marshe” në zgjedhjet lokale, gjë e cila rezultoi të ishte një kafshatë e rëndë për tu gëlltitur.


Ish-kryeministri renditej më lart në sondazhe se kreu i Elizesë, por largimi i tij ishte një sakrificë që duhej bërë. Synimi i Macron është i qartë, të rigjallërojë popullaritetin e tij që është në minimume historike, për t’u përgatitur për zgjedhjet presidenciale të pas 2 viteve.


Kreu i shtetit francez premtoi një kthesë të re në politikbërje gjatë së premtes, ndërsa po orientohet gjithnjë e më shumë drejt anës ekologjike. Macron po nxiton t’i japë një hov të ri presidencës së tij në prag të zgjedhjeve të 2022-shit.


Tre vitet e tij të para në detyrë janë shënuar nga reforma kontroverse ekonomike, protestat antiqeveritare të jelekëve të verdhë dhe pandemia e koronavirusit që vrau gati 30 mijë vetë në Francë, duke e zhytur vendin në recesion të thellë.


Etiketa: , , ,

Pas