Rihanna është cilësuar nga revista prestigjioze ‘Forbes’ si këngëtarja më e pasur në botë. ‘Forbes’ e ka renditur artisten nga Barbadosi në krye të listës së këngëtareve më të pasura për vitin 2019, me një pasuri prej 600 milionë dollarësh.
Rihanna ka fituar 570 milionë dollarë brenda 15 muajsh, falë linjës kozmetike Fenty Beauty. Por Riri nuk ndalet këtu; ajo shfaqet si sipërmarrëse edhe me linjën e saj të të brendshmeve Savage x Fenty.
Madonna renditet e dyta, me një pasuri prej 570 milionë dollarësh. E treta është Celion Dion, me 450 milionë dollarë. Ndërsa në vend të katërt pozicionohet Beyonce, me një pasuri rreth 400 milionë dollarë.