Aktualitet

Rihapet gara ndërkombëtare për aeroportin e Vlorës, fituesi shpallet në janar








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 10:46 - 23/11/20 |
mapo.al

Rihapet gara ndërkombëtare për ndërtimin dhe opoerimin e aeroportit të Vlorës, pas një pezullimi 9-mujor për shkak të pandemisë.



Ministrja e Energjisë dhe Infrastrukturës Belinda Balluku njoftoi se gara është e hapur nga dita e sotme, 23 nëntor deri më 23 dhjetor. Ndërsa pas kësaj date do të vlerësohet oferta


“Më pas ne do të marrim kohën e duhur, një afat ligjor prej dy javësh për të vlerësuar ofertat. Një grup ekspertësh do të vlerësojë ofertat dhe do të bëjë të mundur shpalljen e fituesit brenda vitit.



Ne mes të muajit janar ne do kemi mundësi të nxjerrim një fitues, shpresojmë një konsorcium ndërkombëtar. Ky lajm është i mirë për të gjithë shqiptarët kudo ku ndodhen, uroj që ju dhe familjet tuaja të kenë shëndet të plotë dhe gjithçka të jetë mirë”.



Lexo edhe :  Trump largohet nga Shtëpia e Bardhë, ja ku do zhvillohet ceremonia e lamtumirës
1



Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas