Aktualitet

Rihapet Las Vegas/ Shumë vizitorë, pak kujdes ndaj Covid-19





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 21:51 - 23/06/20 |
mapo.al

Qyteti i ‘mëkateve’ rihap dyert pas më tepër se dy muaj izolim, për shkak të pandemisë koronavirus. Përtej pritshmërive, resortet e Las Vegasit kishin vizitorë të shumtë dhe sallat e lojës ishin të mbushura plotë, lajm i mirë ky për ato njësi që e kishin me dy mendje rihapjen e dyerve.


Lajmi i keq, ishin të paktë personat që i ishin përmbajtur protokolleve sanitare për të përdorur maska mbrojtëse dhe për të mbajtur distancë nga të tjerët, gazetarët raportues për mungesë totale kujdesi. Me pak fjalë, Las Vegas është sërish në lojë, por ka dyshime mbi nivelin e sigurisë shëndetësore, vizitorët nuk janë aq të parrezikuar sa do të donin të ishin në këtë fazë testimi të rihapjes.


Që në ditën e parë të gjitha destinacionet e qytetit ishin të prenotuara, por rihapja erdhi me rregulla të reja, ca të mirëpritura e disa të tjera me pak. Ruajtja e higjienës ishte në qendër të vëmendjes. Në çdo zonë ishin vendosur dezinfektat.


Në sallat e lojës në tavolinat e ruletës, “black jack”-ut, ishin vendosur barriera dhe shpërndaheshin peshqirë të lagur me ujë dhe sapunë.


Hotelet kishin përgatitur aplikacione që lejonin që vizitorët të regjistroheshin dhe të përdornin celularin dhe kodin përkatës, si çelës aksesi në dhomë. Disa prej zonave të parkimit në qytet hoqën tarifat, duke u kursyer vizitorëve mesatarisht 38 dollarë në natë. Por pati biznese, si restorantet, të cilët shtuan disa tarifa “covid” dhe përveçse punonin në gjysmën e kapacitetit të tyre, ishte i kufizuar dhe orari i mbajtjes hapur të restoranteve.

Përtej çdo gjeje, situata u pa me pozitivitet nga sipërmarrësit. Zaret u hodhën serish në ajër, këtë herë për të luajtur fatin e vetë bizneseve, gjatë kësaj kohe kur bota vijon luftën me pandeminë Covid-19.


Etiketa: , ,

Pas