Aktualitet

Riinfektimi i mjekut me COVID-19, ish-deputeti i PD ngre dyshime: Mendjelehtësi alla-Zhvejk





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 14:36 - 06/06/20 |
mapo.al

Tritan Shehu është ndalur sot tek rasti i riinfektimit të një mjeku me koronavirus, çka për të është një lajm “bombë” që nuk duhet kaluar lehtë.


Në një reagim të tij, ish-deputeti thotë se ky rast i sotëm duhet marrë seriozisht dhe të analizohet, pasi hedh poshtë dhe pretendime për imunitet pas infektimit apo dhe për përpjekjet për shpikjen e vaksinës.


”Me nje mendjelehtesi e siguri alla Zhvejk sot Komiteti komunikon identifikimin e nje rasti me infeksion te perseritur me Covid 19. A e kuptojne keta se nje konfirmim i tille eshte nje “gjetje” boterore, qe godet teorite e imunizimit e perpjekjet per vaksinen, dhe si i tille duhet publikuar e mbrojtur ne mediat me te medha te shkences”, shkruan ish-deputeti.


Sipas tij, ndonjë rast i dyshuar për riinfektim në Japoni a SHBA mbas investigimeve të thella nuk u konfirmuan si të tilla, por si mbetje virusale, duke hapur një debat shkencor të gjerë.


“Ndersa ne Tirane behen deklarime te tilla “bombe”, duke qene i bindur edhe pa asnje studim imunologjik, qofte dhe i thjeshte ky. Me te tille pa pergjegjeshmeri e mungese thellesie kerkimi perpara deklarimeve kaq te rendesishme, ne fakt hidhen hije te forta dyshimi per cdo deklarim e konfirmim te deritanishem apo te ardhshëm”, shkruan ish-deputeti.

Sot në të gjithë vendin u konfirmuan 20 raste me koronavirus, ndërsa riinfektimi i personelit shëndetësor erdhi pas 3 muajsh.

Postimi:

Me nje mendjelehtesi e siguri alla Zhvejk sot Komiteti komunikon identifikimin e nje rasti me infeksion te perseritur me Covid 19. Njofojne se “nje punonjes shendetesie u infektua per here te dyte, mbas infektimit te mepareshem para tre muajsh”!!!

A e kuptojne keta se nje konfirmim i tille eshte nje “gjetje” boterore, qe godet teorite e imunizimit e perpjekjet per vaksinen, dhe si i tille duhet publikuar e mbrojtur ne mediat me te medha te shkences. Ndonje rast i dyshuar per ri infektim ne Japoni a ShBA mbas investikimeve te thella nuk u konfirmuan si te tilla, por si mbetje viirusale, duke hapur nje debat shkencor te gjere.

Ndersa ne Tirane behen deklarime te tilla “bombe”, duke qene i bindur edhe pa asnje studim imunologjik, qofte dhe i thjeshte ky. Me te tille pa pergjegjeshmeri e mungese thellesie kerkimi perpara deklarimeve kaq te rendesishme, ne fakt hidhen hije te forta dyshimi per cdo deklarim e konfirmim te deritanishem apo te ardheshem.

LEXO EDHE: 

Rasti i parë në vend – si u riinfektua mjeku me COVID-19 pas 3 muajsh


Etiketa: , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas