Aktualitet

Rikonstruksioni i Teatrit Kombëtar 3 mln euro, 4 herë më i shtrenjtë se ndërtimi














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 20:45 - 30/03/18 |
mapo.al

Rikonstruksioni i godinës së Teatrit Kombëtar do të kushtonte rreth 3 mln euro, 4 herë më shumë se rindërtimi i tij. Ky është konkluzioni i raportit të Institutit të Ndërtimit pas ekspertizës të realizuar. Duke ju referuar këtij raporti prej 11 ekspertë të fushës, Teatri Kombëtar është jashtë çdo standardi për të ofruar shërbim, ku 90% e godinës ka nevojë për ndërhyrje.






Godina e Teatrit Kombëtar është i degraduar që nga themelet dhe jashtë çdo standardi bashkëkohor. Ky është konkluzioni i akt-ekspertizës prej 20 faqesh të Institutit të Ndërtimit, të siguruar nga Ora News.


Një grup pune prej 11 inxhinierësh dhe arkitektësh i kanë dorëzuar Ministrisë së Kulturës një raport të detajuar të fokusuar në 4 drejtime, arkitekturor, konstruktiv, hidro-teknik, studim për zjarret dhe sistemin e ngrohjes.







I pyetur nga Ora News, drejtori i Institutit të Ndërtimit, Agron Hysenlliu zbulon disa nga përfundimet e raportit.




” E gjithë infrastruktura lëvizëse që është brenda teatrit është jashtë kushteve për të kryer një aktivitet. Korridoret janë shumë të ngushta, nuk ka ambiente për regjisorët, për aktorët. Nuk ka ambiente që aktorët të kryejnë shërbimet e tyre. Tavanet janë tepër të ulëta”, Agron Hysenlliu.



Rikonstruksioni sipas inxhinierit kushton 4 herë më shtrenjtë se kostoja e ndërtimit për metër katrorë.

Ndërhyrjet duhet të jenë radikale që mund të ndërhyjnë deri në 90% të objektit dhe që ta sjellësh në performancën e kushteve teknike të sotme është e pamundur. Rikonstruksioni saj do të rrisë 3-4 herë koston minimale fiskale”, deklaroi Agron Hysenlliu. 

Ndër vite në godinë janë bërë një s ërë ndërhyrjesh, shtesa dhe rikosntruksione, disa edhe të padokumentuara , gjë që e bën të vështirë vlerësimin dhe identifikimin e lidhjeve strukturore.

1


Etiketa: , , , ,

Pas