Aktualitet

Rikthehen lëkundjet e tërmetit në Korçë, ja sa ishte magnituda





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 10:58 - 30/05/20 |
mapo.al

Mëngjesi i kësaj të shtune ka nisur me lëkundje tërmeti në vend. Instituti i Gjeoshkencave raporton se ka regjistruar dy lëkundje tërmeti këtë mëngjes, 30 maj.


Por lëkundja e fundit ka qenë më e fortë, me magnitudë 3.5 ballë.



Sipas të dhënave që i shihni edhe në foton më sipër, tërmeti ka qenë më magnitudë 3.5 i shkallës Rihter dhe e ka pasur epiqendrën në Kapshticë.


Lëkundjet janë ndjerë në orën 07:00 dhe goditja ka pasur një thellësi 22 kilometra.

Nuk ka raportime për dëme, por banorët janë frikësuar jo pak, pasi lëkundjet sizmike në Qarkun e Korçës vijojnë prej një viti tashmë. Tërmeti i qershorit të kaluar me magnitudë 5 dëmtoi dhjetëra shtëpi në zonat rurale.


Etiketa: , ,

Pas