fbpx

Aktualitet

Rikthehen “maskat” në Kashar, grabitet makina e policisë private





               Publikuar në : 13:39 - 02/12/19 |
mapo.al

Një makinë e një policie private, është grabitur në mesditë në afërsi të Qafë Kasharit. Sipas Ballkan Web, autorët dyshohet se kanë marrë një shumë prej rreth 30 milionë lekësh të reja, të një banke të nivelit të dytë, në momentin kur po transportoheshin me makinën e shërbimit privat.


Policia njofton se të paidentifikuarit e kanë marrë me forcë automjetin, për t’u larguar drejt Tiranës nga rruga dytësore, ku më pas dhe e kanë braktisur. Pika kontrolli janë ngritur në të gjithë Tiranën, ndërkohë që po merren në pyetje dy personat që ishin në makinë.



Njoftimi i Policisë:


Tiranë/Informacion paraprak

Rreth orës 12:40, në afërsi të Qafë Kasharit, persona të paidentifikuar kanë marrë me forcë një automjet në pronësi të një firme private Security dhe me pas automjetin e kanë braktisur në rrugën dytësore të autostradës Tiranë-Durrës.

Shërbimet e policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe vijojnë kontrollet dhe krehjen e zonēn ku u gjet mjeti i braktisur me qëllim kapjen e autorëve.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po kryen veprimet për administrimin e çdo prove të vlefshme që do t’i shërbejë hetimit për identifikimin e autorëve dhe zbardhjen e ngjarjes


Etiketa: ,

Pas