Kronika

Rikthehen përplasjet e vjetra në Vlorë, tritol motrës së ‘Çipurit’





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 19:10 - 23/06/20 |
mapo.al

Policia ka marrë informacion për një sasi tritoli poshtë një automjeti në Vlorë. Tritoli ishte gati për të shpërthyer. Forcat xheniere janë nisur drejt vendit të ngjarjes për të bërë shpërthim të kontrolluar të lëndës plasëse.


Gazeta Mapo mëson se tritoli i është vendosur motrës së Armando Sulejmanit në Vlorë. Ajo i ka shpëtuar shpërthimit, ndërkohë që policia dyshon se ata po ruanin momentin kur në makinë të futej Armando Sulejmani.


Motra e Armando Sulejmanit rezulton të jetë me mbiemrin Elmazi dhe është nëna e Daut Elmazit, i cili është i arrestuar nga policia dhe prokuroria e Vlores per atentatin kundër Inez Hajrullah në Vlorë.


Sulejmani është një emër i njohur, i përfshirë në disa ngjarje kriminale dhe në shkurt të 2018-së iu bë  atentat mafioz, por mbijetoi. Të vdekur në atë rast mbetën Orest Rexho dhe Arjan Hasani, të cilët janë; kunati i 42-vjeçarit Armando Sulejmani, dhe shoku i tij.


Armando Sulejmanit i është bërë atentat edhe në vitin 2016, teksa hynte në banesën e tij në lagjen “Pavarësia”, ku i shpëtoi 11 plumbave duke e kapur vetëm njëri prej tyre. “Çipuri” njihet si person me precedentë të shumtë penal. 42-vjeçari njihet nga policia si anëtar i bandës së Gaxhait. Ai ishte i dënuar me 20 vite burg për vrasje, ndërsa e ka fituar lirinë rreth 4 vite më parë.


Etiketa: , , ,

Pas