fbpx

ShowBizz

Rikthehen përplasjet verbale, Olti-Fjoralbës: Je mirazh, jo imazh!





               Publikuar në : 17:58 - 15/07/19 |
mapo.al

Pas deklaratës së Fjoralba Ponarit, se Olti Curri iu kundërvu pak kohë më parë për përfitime vetjake, ka reaguar ky i fundit. Opinionisti ka shkruar në rrjetin social “Instagram” se ka qenë pikërisht debati me të që e ka bërë një moderatore të njohur, pasi deri dje ajo njihej thjesht si zëvendësuesja e Marina Vjollcës në emisionin “Procesi Sportiv”.


“Imazh!!! Një mirazh që nuk bëhet kurrë imazh! Shikoj që Fjoralba ende gëzon dhe flet për ngjarjen më të rëndësishme të jetës së saj profesionale (sa fjalë e madhe profesion). Ngjarja që e bëra të famshme se deri në atë kohë qendronte (c’është e vërteta me dinjitet) mes turmës së vajzave të ekranit.



Kur flitej për emisionin në mesin e publikut, gazetarëve dhe bloggereve ishte: Ajo bjondja që del me Manushin, dmth jo Marina por ajo tjetra. Edhe sot që po e përmend po e nxjerr prapë nga turma, ku do t’i kthehet përsëri për të mos u nxjerrë më kurrë”-ka shkruar Curri.



Etiketa: ,

Pas