Kryesore

Rikthehen reshjet e borës? – Njihuni me të papriturat e motit këtë javë














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 07:55 - 01/03/21 |
mapo.al

Nga dita e sotme deri ditën e enjte,  moti parashikohet të jetë me kthjellime dhe vranësira kalimtare, këto më të përqendruara përgjatë relieveve malore.





Dita e premte ka një ndryshim të kushteve meteorologjike, ku gradualisht do të fillojë të depërtojnë masat ajrore të paqëndrueshme, të cilat do të sjellin mot kryesisht të vranët dhe reshje shiu me intensitet të ulët deri mesatar.


Në orët e vona të mbrëmjes, në lartësinë mbi 800 metra në verilindje dhe mbi 1000 metra në juglindje, do të rikthehen reshjet e borës me intensitet të ulët.




Era parashikohet të jetë nga kuadrati i veriut me shpejtësi mesatare 1-8/sek, e cila hera-herës përgjatë vijës bregdetare dhe zonave luginore fiton shpejtësi deri në 15m/sek.


Ditën e premte era kthen nga kuadrati i jugut me shpejtësi 1-10m/sek. Valëzimi në dete, i forcës 2-3 ballë.


1


Etiketa:

Share
Mbyll
CLOSE
CLOSE
Pas