Ulja e temperaturave në pranverë kanë risjellë dimrin në Kukës, duke bërë që vendi të zbardhet nga bora, trashësia e së cilës në qytet ka arritur deri në 5 cm, ndërsa në zonat e larta malore mbi 20 cm. Sot data shënon 1 prill dhe jemi zyrtarisht në stinën e pranverës, por kjo nuk e ka penguar motin që të na surprizojë.
Reshjet e dendura të borës nisën të binin të martën në mbrëmje. Aktualisht, reshje bore ka dhe në Rrugën e Kombit, ku mjete borëpastruese po mbajnë situatën nën kontroll duke hedhur kripë për të mbajtur të hapura të dyja korsitë.
Reshje dëbore ka pasur dhe në qytete të tjera si Dibër, Burrel, Has, Tropojë e Korçë.
<
►
>
1
Etiketa: Debore ne pranvere, reshje bore, Video