Kryesore

“Rikthehen reshjet e shiut” – Njihuni me parashikimin e motit sot














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 07:41 - 12/05/21 |
mapo.al

Për ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kalimi i një fronti të ftohtë atmosferik shoqëruar me masa ajrore të paqëndrueshme dhe të lagështa






Moti do të jetë me vranësira mesatare dhe të dendura por nuk do të mungojnë intervalet e shkurtra me diell.


Vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët.





Në zonën e veriut dhe qendër reshjet do të jenë me intensitet deri mesatar në formën e shtrëngatave shoqëruar me shkarkesa elektrike.



Era do të fryjë nga kuadrati i jugut me shpejtësi 1-8m/sek, përgjatë vijës bregdetare deri në 12m/sek, erë me rrahje shoqëruar me valëzim në dete i forcës 1 ballë.



Temperaturat parashikohen në:
zonat malore 10°C deri në 22°C
zonat e ulëta 11°C deri në 23°C
zonat bregdetare 12°C deri në 22°C

176


Etiketa:

CLOSE
CLOSE
Pas