Kryesore

“Rikthehen reshjet e shiut” – Parashikimi i motit sot














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 07:41 - 16/04/21 |
mapo.al

Sot vendi ynë parashikohet të ketë mot fillimisht me kthjellime dhe alternime vranësirash kalimtare, deri në orët e mesditës. Më pas gradualisht me kalimin e orëve shtim vranësirash mesatare deri të dendura në të gjithë territorin.





Vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu të dobta fillimisht në zonën e jugut në orët e pasdites dhe më pas do të shtrihen edhe në pjesën tjetër të territorit në orët e mbrëmjes.


Era do të fryjë me drejtim verilindje – veriperëndim e lehtë dhe mesatare në bregdet, shoqëruar me dallgëzim në det të forcës 2-3 ballë.





Temperaturat parashikohen në:



zonat malore -1°C deri në 14°C
zonat e ulëta 2°C deri në 20°C
zonat bregdetare 5°C deri në 20°C


1


Etiketa:

CLOSE
CLOSE
Pas