Rikthehen reshjet e dëborës në verilindje të vendit.
Përkeqësimi i kushteve të motit dhe ulja e temperaturave kanë bërë që qarku Kukës të preket nga dëbora në orët e para të mëngjesit.
Raportohet se në Valbonë, Qafë Luzhë, Qafë Prush, Bushtricë, Kolosjan e Shishtavec, bora arrin në lartësi 10- 30 cm.
Reshje bore ka edhe në qarkun Dibër. Trashësia e saj në qytet shkon 5 cm, ndërsa në zona të thella me lartë mbidetare më të madhe, arrin në 15 cm.
Aktualisht, rrugët nacionale janë të kalueshme dhe paraqiten pa probleme.