Aktualitet

Rikthehet Champions League, sot përballen Dortmund-PSG dhe Atletico-Liverpool





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 15:55 - 18/02/20 |
mapo.al

Champions League rikthethet me dy super përballjet e para, në fazën e 1/8. Atletico Madrid-Liverpool dhe Dortmund-PSG, janë dy sfidat e para që do të vendosin se kush do të kalojë në fazën tjetër. Kampionët në fuqi Liverpool, nuk kanë aspak një ndeshje të lehtë, ku  duhet të vizitojnë Wanda Metropolitano, i cilësuar si një ndër stadiumet më të vështira për të fituar.


E favorizuar është skuadra e Klopp, e cila ende nuk e ka ndjerë shijen e humbjes në kampionatin anglez. Pa asnjë mungesë, Liverpool do të kërkojë një fitore, në një stadium tejet të vështirë, ai i Atletico Madrid. Skuadra e Simeones vjen me një mungesë të rëndësishme, Jao Felix, i cili është i dëmtuar.



Në ndeshjen tjetër do të përballet Dortmund me PSG. Një ndeshje e cila e ka të garantuar spektaklin. Dortmund zhvillon një lojë të hapur dhe shënon shumë gola. E njëjta gjë dhe PSG, e cila gjithë lojën e mbështet te sulmi.


Sontë në mbrëmje duhet të “mbani frymën” pasi spektakli i futbollit është i grantuar.


Etiketa: , , , ,

Pas