Aktualitet

Rikthehet Champions League, sytë në Manchester dhe Torino








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 09:19 - 07/08/20 |
mapo.al

Rikthehet “magjia” e Champions, por pa tifozë.


Gjithsesi ata do të ngulen para TV-ve, me ndonjë birrë përpara, dhe të përjetojnë emocionet e përballjeve mjaft të forta.


Sonte zbresin në fushë klube që e duan këtë trofe dhe në Torino Juventusi do të tentojë të përmbysë humbjen e parë në Francë.


Lyon sigurisht nuk hap rrugë, ndërkohë që trajneri Sarri përballet me disa mungesa për shkak dëmtimesh.


Tekniku italian ka vendosur që sonte të mos e zgjedhë nga fillimi Dybala dhe në sulm Higuain do të ketë mbështetjen e Ronaldo dhe Cuadrado.

Takimi tjetër është “big”. Manchester City pret spanjollët e Real Madrid dhe është favorit, duke parë që ka fituar ndeshjen e parë në Spanjë me rezultatin 2-1.

Gjithsesi në ndeshje të këtij niveli gjithçka mund të ndodhë dhe Reali i Zidane jo më kot ka fituar Champions League më shumë se asnjë ekip tjetër.


Etiketa: , ,

Pas