Era Istrefi publikoi pak ditë më parë këngën saj më të re, të titulluar “Selfish, që brenda pak kohësh u kthye në një hit. Mirëpo krahas faktit se këngët i parapëlqehen tmerrësisht shumë, dihet që Era njihet edhe për ndryshimet e shpeshta të look-ut.
Këngëtarja ka publikuar këtë të enjte në “Insta Story” një foto ku shihet me flokë platin të gjatë. “Duke rikthyer Erën e Vjetër”, ka komentuar ajo. Era u shfaq në videoklipin më të fundit bjonde, mirëpo, si duket ka preferuar t’u rikujtojë fansave imazhin e fillimeve të saj.