Kryesore

Rikthehet frika në Itali/ Mbi 11 mijë raste dhe 69 viktima në 24 orë







Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 18:46 - 18/10/20 |
mapo.al

Italia regjistroi një tjetër rekord negativ të infeksioneve me Covid 19, me 11,705 raste pozitive në 24 orët e fundit, në 146,541 teste të kryera.


Ndërkohë 69 pacientë kanë humbur jetën duke e çuar në 36,543 numrin total të viktimave që nga fillimi i pandemisë.


Siç shihet shifrat kanë shënuar një rritje në raport me një ditë më parë, ku u regjistruan vetëm 47 viktima. Në kujdes intensiv janë 45  pacientë. Ndërkaq numri i të shëruarve në 24 orët e fundit është 2.334.



Rajoni me numrin më të lartë të infeksioneve vijon të jetë Lombardia (2,975), e ndjekur nga Campania (1,376) dhe Lazio (1,198).


Rastet në rritje janë edhe në Milano. Mjekët e ka cilësuar kritike situatën si në Lombardi ashtu dhe në Milano.



Etiketa: ,

Pas