Aktualitet

Rikthehet i nxehti përvëlues në Europë! Po në Shqipëri?








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 10:15 - 05/08/19 |
mapo.al

Rikthehet i nxehti përvëlues në Evropë, ku përveç Portugalisë, Spanjës dhe Francës, kjo valë nxehtësie do të shtrihet nga Ishujt Kanarie në brigjet e Detit të Zi dhe nga shketëtirat e Afrikës Qendrore deri lart në zonën e Alpeve të Europës.


Parashikohet që periudha 6-15 gusht të shënojë temperatura shumë të larta, edhe mbi 40°C në disa qytete të Evropës Jugore, duke i përballur sërish qytetarët evropianë me të nxehtin përvëlues dhe kushtet e thatësirës.


Ndërsa moti i kthjellët dhe i nxehtë do të përfshijë jugun e kontinentit, një tjetër tablo sinoptike përshkruan motin në Perëndim dhe zonat Qendrore të Evropës, ku kryefjalët e motit do të jenë: stuhitë e forta, reshjet intensive dhe përmbytjet e mundshme.


Sipas meteorologëve europianë, Shqipëria dhe vendet e rajonit do të jenë në periferi të këtij të nxehti. Megjithatë, duke nisur nga data 6 gusht, temperaturat ne Shqipëri pritet të arrijnë deri në 38 gradë celsius. Temperatura maksimale këtë verë është arritur në Berat dhe Kuçovë me 40 gradë celsius gjysmën e dytë të muajit korrik.




Etiketa: , , , ,

Pas