Aktualitet

Rikthehet Kategoria Superiore, nis me një përballje të nxehtë në Korçë





Na ndiqni në Facebook
               Publikuar në : 12:38 - 21/01/20 |
mapo.al

Pas pauzës një mujore, ditën e sotme rikthehet Kategoria Superiore. Klubet kanë bërë ndryshimet e tyre gjatë kësaj periudhe me idenë për t’u përforcuar, ndërsa zhvilluan edhe mini fazën në mënyrë që futbollistët të jenë gati për të përballuar gjysmën e dytë të sezonit. Sot dhe nesër do luhet java e fundit e fazës së dytë, e cila u shty për shkak të tërmetit të 26 nëntorit.


Kështu, sot në Korçë në orën 17:00, Partizani do të sfidojë Skënderbeun vendas. Të kuqtë vijnë me ndryshime në stol teksa pas Lerdës, “timoni” i është besuar sërish një italiani. Bëhet fjalë për një njohje të vjetër si Adolfo Sormani që ka drejtuar kryeqytetasit në vitin 2016. Partizani e mbylli vitin e kaluar me një fitore ndaj Vllaznisë ndaj kërkon të vazhdojë aty ku e ka lënë. Megjithatë, nga ana tjetër Skënderbeu i Ilir Dajës ka treguar se mund t’iu hapë punë pretendentëve.



Bardhekuqtë në këtë pjesë të sezonit do kërkojnë të përmirësojnë gjendjen e tyre në klasifikim, pasi për momentin janë në zonën e “play out”. Ndërkohë, po në orën 17:00, do të zbresë në fushë edhe Teuta. Durrsakët do të presin Laçin teksa diferenca e tyre në klasifikim është vetëm tre pikë. Një sfidë direkte mes dy ekipeve që objektivin parësor kanë pjesëmarrjen në Kupën e Europës. Ndërkaq, në fushë do zbresë edhe Vllaznia që pret në shtëpi Flamurtarin. Një takim ky që luhet në orën 14:00 teksa shkodranëve nuk iu lejohen hapat fals përballë vlonjateve në një situatë kritike.Vipsport



Etiketa: ,

Pas