Komiteti Teknik i Ekspertëve ka vendosur sot të rikthejë mësimin online për shkollat e mesme në 7 qytete.
Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu njoftoi se nga nesër e deri në 11 shkurt mësimi online do të zhvillohet në zonat e riskut si Tiranë, Fier, Vlorë, Berat, Durrës, Gjirokastër, Lezhë, Lushnje, Pogradec dhe Kamëz, për periudhën 11 shkurt – 26 shkurt.
Gjithashtu, sa i takon universiteteve, sezoni i provimeve rekomandohet të zgjatet, për të siguruar kombinimin e provimeve online dhe në auditor, për lëndët që kërkojnë prezencë, sipas vlerësimit të bërë nga MASR, duke zbatuar rreptësisht protokollet AntiCovid.
Komiteti Teknik i Ekspertëve vendosi gjithashtu të rikthejë orën policore 20:00-06:00, nga 22:00 që ishte orari i mbylljes. Masat e reja hyjnë në fuqi nga dita e nesërme, 11 shkurt 2021.
LEXO EDHE:
https://gazetamapo.al/lajmi-i-fundit-merret-vendimi-nga-neser-do-mbyllemi-ne-oren-2000/