Politika

Rikthehet në atdhe nga Italia – Kryemadhi e mirëpret në LSI pedagogen Ada Spiru








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 20:22 - 25/10/20 |
mapo.al

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, i uron mirëseardhjen jo vetëm në Shqipëri, por edhe në familjen politike të LSI-së, pedagoges së ekonomisë, Ada Spiru, që rikthehet në atdhe pas jetës që ajo zhvilloi për vite me radhë në Itali.


Statusi i Kryemadhit:


Ada është durrsake, pedagoge ekonomie që pas shumë vitesh studimi dhe jete në Itali, ka vendosur të rikthehet këtu në vendin e të parëve. Kënaqësi që bashkë me Adën ndamë ide të përbashkëta për sa i përket gjendjes aktuale ekonomike dhe zhvillimit të mëtejshëm të Durrësit.  Shqipëria ka nevojë për njerëz si Ada, intelektualë dhe profesionistë të rinj që duan të ndërtojnë jetën në Shqipëri dhe që janë të gatshëm të angazhohen për ta bërë Shqipërinë shtëpi.  Mirëserdhe Ada, në Shqipëri dhe në LSI. Shqipëria, Shtëpia Juaj! Shqipëria, Shtëpia e të rinjve! LSI, Bashkohu edhe ti?!”, shprehet në mesazhin e saj, kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi.

Lexo edhe :  Përparim Spahiu: Sot, LSI zgjedh grupin drejtues të fitores së madhe të 25 prillit





Etiketa: , ,

Pas