Pas largimit të bujshëm nga ‘’News 24’’, shoqëruar me mjaft polemika dhe debate lidhur me censurën dhe lirinë e medias, rishfaqet moderatori i njohur Adi Krasta.
Këtë herë jo në një media në Shqipëri, por në televizionin T7 në Kosovë dhe me të njëjtin emision “A Show”.
Krasta ka vendosur që të mos tërhiqet nga transmetimi, ashtu siç premtoi kur e larguan nga “News 24”, ndërsa ka pranuar ofertën e Berat Buzhalës për tu shfaqur në televizionin e drejtuar nga ky i fundit. Menjëherë pas mbylljes së emisionit në Shqipëri, Berat Buzhala nuk nguroi të ftonte Krastën që të bëhej pjesë e medias të cilën ai drejton, në televizionin T7.
I ftuari i parë i Adi Krastës ka qenë kryeministri në detyrë i Kosovës Ramush Haradinaj.