Aktualitet

Rikthim i rasteve me koronavirus në Pukë, mbyllet kopshti dhe çerdhja








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 17:38 - 10/08/20 |
mapo.al

Bashkia Pukë nëpërmjet faqes zyrtare në Facebook bën me dije mbylljen e një çerdheje dhe kopshti në këtë qytet.


Për shkak të rikthimit të rasteve me COVID në territorin e bashkisë Pukë, kemi vendosur sot mbylljen e institucioneve të arsimit parashkollor, çerdhes “Nënë Tereza” dhe kopshtit “Erjola Lluka”, thuhet në postim.


Postimi i plotë


Për shkak të rikthimit të rasteve me COVID në territorin e bashkisë Pukë, pas rekomandimeve të ekspertëve të shëndetësisë në Njësinë Vendore të Kujdesit Shëndetësor Pukë, kemi vendosur sot mbylljen e institucioneve të arsimit parashkollor, çerdhes “Nënë Tereza” dhe kopshtit “Erjola Lluka” në qytetin e Pukës
Mbyllja bëhet përshkak të dezinfektimeve që do bëhen në këto institucione, ndërsa rihapja e këtyre institucioneve do të bëhet pas një njoftimi të dytë.


Ju faleminderit!

 


Etiketa: , , , ,

Pas