Eksperti i ekonomisë Selami Xhepa ka folur në lidhje me vendimin e qeverisë për rikthimin e fashës së energjisë, ku personat që do të harxhojnë mbi 70Kw do të paguajnë më shumë.
Eksperti thekson se kjo mënyrë e sistemit të tarifimit të energjisë me dy fasha është përdorur që në vitin 20017 dhe se rikthimi i saj sërish në këtë moment nuk do t’i shërbejë për përmirësimin e financave të koorporatës, por do të rriste abuzimin.
“Një ndër reformat më të rëndësishme të bëra vite më parë në 2007 ishte dhënia fund e një praktike të tarifimit me dy fasha, duke vendosur një sistem faturimi unik për gjithë qytetarët dhe kjo presupozon se kush konsumon më shumë paguan edhe më shumë. Pra ideja e kthimit të sistemit të faturimit me dy fasha mendoj që do t’i shërbejë më shumë ndoshta abuzimit se sa përmirësimit të financave të koorporatës dhe nuk mendoj se është mënyra e duhur.
Problemet me energjinë elektrike në vend janë të akumuluara prej vitesh sepse nuk kemi parë shtime të reja të kapaciteteve për gjenerimin e energjisë elektrike me përjashtim të kontrata të trashëguara që nga qeverisjeve të mëparshme. Kjo është një mangësi serioze dhe një tjetër mangësi serioze është edhe faktet e bëra publike nga raportet e publikuara në media se kemi të bëjmë me një keqmenaxhim serioz të koorporatës së energjisë në formën se si është përdorur rezerva hidrike”, tha Xhepa për Syri.tv.