fbpx

Aktualitet

“Rikthimi i Ibrahimovic në Serie A? Unë do ta bëja këtë çmenduri!”





               Publikuar në : 17:57 - 21/10/19 |
mapo.alm

Zlatan Ibrahimovic është padyshim njeriu më i përfolur i momentit në Itali. Suedezit i përfundon kontrata në fund të këtij viti me Los Angeles Galaxy dhe ai nuk e ka përjashtuar një rikthim të mundshëm në Serie A.


Fillimisht ishte përfolur Milani, por së fundmi ka dalë në skenë edhe Interi, që do t’i duhet të bëjë 3 muaj pa Alexis Sanchez. Kjo është edhe arsyeja që zikaltrit po e mendojnë seriozisht rikthimin i Ibras në “San Siro”.



Lidhur me këtë çështje ka folur edhe ish-presidenti Masimo Moratti, i cili për “Sport Mediaset” ka deklaruar se do ta bënte një çmenduri të tillë, që të rikthente Ibran në moshën 38-vjeçare tek Interi.


“Është një balancë që duhet mbajtur dhe lojtarët që janë atje duhen respektuar. Në këtë rast duhet të merren parasysh të gjitha gjërat. Unë personalisht do ta bëja çmendurinë për të rikthyer Ibran tek Interi.”


Etiketa: , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas