Pse po rikthehen në punë ish-drejtorët e Policisë së Shtetit? Teoritë janë të shumta. Gazetarët thonë se ata ishin profesionistë dhe u larguan qëllimisht nga ish-ministri Saimir Tahiri. Kurse avokat Spartak Ngjela ka një tjetër teori
Nga Spartak Ngjela
Pse Lleshaj po rikthen në Polici ish-drejtorët e PD-së që i largoi Tahiri?
Përsëri e njëjta këngë: liderët e PD-së duan revoltë popullore. Përse? Kundër kryeministrit aktual. Për çfarë? Për asnjë propozim.
Po pse duhet realisht revolta? Për të sjellë destabilizim. Po destabilizimin e Shqipërisë përse e duan? Ashtu sikurse edhe përpara një viti: për të shpëtuar gjënë e vjedhur.
A mund të shpjegohet më qartë kjo? Shumë e thjeshtë: të shkatërrohet Shqipëria nga një luftë e brendshme anarkike, që këta të korruptuar që tani janë kapur dhe do të jenë pas një muaji subjekte të Prokurorisë së Posaçme, të largohen lirshëm nga Shqipëria me gjënë e vjedhur në korrupsion.
Po Rama? Edhe ky këtë po kërkon dhe kuptohet se ka shpresë te këta. Bashkë janë, dhe këtë e kanë përpjekjen e fundit.
Ku dallohet ky projekt destabilizues i përbashkët Rama – Berisha? Është shumë e thjeshtë për t’u kuptuar: Si mund të ngresh një shumësi personash ti pa iu thënë atyre se çfarë do të fitojnë me revoltën e tyre, dhe çfarë do të fitojë shoqëria në përgjithësi? Asgjë. Asnjë propozim.
Po si e mendojnë revoltën? Kanë shpresë që në destabilizimin e Shqipërisë do marrë pjesë edhe policia e shtetit.
Po a mund të ndodhë kjo? Si ëndrra e gomarit më duket, por gjithsesi Berisha e kompani e shpresojnë, se Rama ka rikthyer në polici drejtorët e Berishës të pushuar në këta dy vjetët e fundit.
ngjela me i rrjedhur se rama .a nuk ishte po ky coftir stalini me ramen bashk me 21 janar,per ti kerkuar bllokun hajnit meta.por keta lan bllokun e i hengren ngjalen ne lalz.